Rregullat e vlerësimeve
Draft. Ky tekst rishikohet nga një jurist para hapjes publike.
Vlerësimet përshkruajnë përvojën tuaj me një biznes. Çdo vlerësim kontrollohet para publikimit.
Çfarë lejohet
- Çfarë ndodhi gjatë vizitës ose punës
- Çmimet që paguat dhe koha e pritjes
- Cilësia e shërbimit, punës ose ushqimit
Çfarë hiqet ose kthehet për ndryshim
- Të dhëna shëndetësore të pacientëve, si diagnoza ose trajtime
- Akuza për krime të shkruara si fakt, si "vjedh" ose "mashtron"
- Fyerje, gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime
- Numra telefoni, adresa ose foto të personave privatë
- Vlerësime nga pronarët, punonjësit, familja ose konkurrentët
- Vlerësime të paguara, të shkëmbyera ose të shkruara për shpërblim
Shenja "I verifikuar"
Kush ngarkon faturë, termin ose foto të punës merr shenjën "I verifikuar" pasi moderatori e kontrollon. Dokumenti nuk publikohet dhe fshihet pas kontrollit, jo më vonë se 30 ditë.
Bizneset
Pronari mund ta marrë profilin falas dhe t'i përgjigjet publikisht çdo vlerësimi. Pronari nuk mund të fshijë vlerësime. Askush nuk paguan për vlerësime ose për renditje.
Raportimet
Çdo vlerësim ka butonin "Raporto". Raportet shqyrtohen brenda 48 orëve. Kur dikush pretendon fakte të rreme, vlerësimi fshihet përkohësisht dhe vendoset brenda 7 ditëve. Për çdo heqje mbajmë shënim me datën dhe arsyen.