Politika e privatësisë
Draft. Ky tekst rishikohet nga një jurist para hapjes publike.
Mbledhim vetëm atë që nevojitet për vlerësime të besueshme. Nuk i shesim të dhënat.
Çfarë mbledhim
- Llogaria: emaili nga Google ose numri i telefonit, dhe emri që zgjidhni të shfaqet.
- Vlerësimet: teksti, yjet dhe muaji i vizitës.
- Dokumentet e verifikimit: fatura ose foto që ngarkoni. I sheh vetëm moderatori dhe fshihen pas kontrollit, jo më vonë se 30 ditë.
- Bizneset: të dhënat publike të biznesit, si emri, adresa dhe telefoni.
- Lista e pritjes: emaili, vetëm për njoftimin e hapjes.
Pse i përdorim
- Për t'ju lejuar të shkruani vlerësime dhe të menaxhoni profilin (kontrata me ju)
- Për të shfaqur bizneset dhe për të parandaluar vlerësimet e rreme (interes legjitim)
- Për t'ju njoftuar kur hapemi (pëlqimi juaj)
Çfarë shfaqet publikisht
Te vlerësimet shfaqet vetëm emri dhe inicialja e mbiemrit. Emaili dhe numri i telefonit nuk shfaqen kurrë.
Kush i përpunon
- Cloudflare: hostimi i faqes dhe ruajtja e të dhënave
- Google Firebase: hyrja me Google dhe me SMS
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni të shihni, korrigjoni ose fshini të dhënat tuaja, ose të kundërshtoni përpunimin. Përdorni formularin e kërkesave. Përgjigjemi brenda 30 ditëve. Keni të drejtë të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi në Kosovë ose te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.
Ligji
Zbatojmë Ligjin nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë dhe Ligjin nr. 124/2024 në Shqipëri.
Përditësuar më 26 nëntor 2026.